Hidhu te lënda
Politikat e Privatësisë

Encoal disponon faqen zyrtare enco.al

Të gjitha të dhënat e përfshira në faqen web të Enco Al, i nënshtrohen ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrotjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur subjekti mbledh të dhënat tuaja personale.

Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Me anë të faqes zyrtare, Enco Al transmeton dhe mbledh informacione. Të dhënat e mbledhura nga ana jonë, si kontrollues i të dhënave personale, në lidhje me partnerët nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara për një qëllim të ndryshëm nga ai, për të cilin janë mbledhur këto të dhëna. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale apo të tjera raste të parashikuara nga ligji. 

E drejta për akses ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional. E drejta për akses mund të kufizohet nëse cënon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

    FUQI, BESIM, SIGURI!

    Njoftohu i pari rreth lajmeve më të reja

    Copyright © 2025 ENCOAL, All rights reserved. Krijuar nga NMC Soft.