Instalimi i harduerit dhe zbatimi i logjikës PLC në menaxhimin e LFC
Instalimi i harduerit dhe zbatimi i logjikës PLC mbi menaxhimin e LFC-së në lidhje me sistemin e kontrollit lokal të HEC BANJE, HEC MOGLICE, HEC FANG me Sistemin e OST.
Rikonstruksioni i Nënstacionit Rashbull
Ky projekt përfshin ndërhyrjet emergjente (Punimet parësore dhe dytësore në nënstacionin 220 kV Rrashbull, për instalimin dhe vënien në punë të CB 220 kV SF6, Ndaresit 220 kV dhe furnizimin me pajisje të dëmtuara nga tërmeti).
Rikonstruksioni i Nënstacionit të Plasmës 110/35/20 kv, Lushnje
Ky projekt përfshin çmontimin e pajisjeve ekzistuese, ndërtimin e themeleve të reja, muret mbajtëse, kanalet kabllore, zëvendësimin e pajisjeve të vjetra parësore dhe dytësore me pajisje të reja, rikonstruksionin e dhomës së baterive, zbatimin e sistemit SCADA dhe integrimin e tyre në sistem e OST. Year: 2019