ENCOAL shpk është një kompani që ju ofron shërbime në fushën e studimit, projektimit dhe ndërtimit të linjave të energjisë elektrike dhe nëntokësore, nënstacioneve, sistemeve fotovoltaike, kullave të telekomunikacionit dhe ndërtimeve industriale dhe civile.
Linjat e tensionit
Nënstacione Elektrike
Testim & Kolaudim
Linjat e tensionit
Ndertimi i linjave elektrike te transmetimit, shperndarjes dhe fuqise duke perfshire: studimin, projektimin, dhe instalimin e tyre.
Nënstacione Elektrike
Ndërtimi i Nënstacioneve Elektrike 400/220/110/35/20/10-0.4 kV, për subjektet publike dhe private, duke përfshirë: Studimin, Projektimin, SCADA, Sisteme TLC dhe Punime Civile.
Testim & Kolaudim
Testimi dhe kolaudimi i Nënstacioneve Elektrike 400/220/110/35/20/10-0.4 kV, Linjave të Transmetimit, Sistemeve të Telekomunikacionit, Linjave dhe Rrjeteve të Shpërndarjes, me të gjithë komponentët e tyre përbërës.
Pse të bashkëpunosh me Encoal?
Që nga fillimi i tij Encoal ka pasur një qëllim të qartë për të ofruar risi, cilësi dhe siguri në drejtim të aktivitetit të energjisë elektrike. Falë menaxhimit efikas dhe një organizimi të saktë strukturor, Encoal ka mision të konkurojë denjësisht në treg duke ofruar shërbime, projektim, furnizim, instalim, mirëmbajtje dhe asistencë teknike.
MBËSHTETJE DHE ASISTENCË E SHPEJTË
Ekipi ynë ofron mbështetje teknike të menjëhershme dhe asistencë të specializuar gjatë gjithë ciklit të projektit.
CILËSI MAKSIMALE
Cilësia është gjithmonë prioriteti ynë. Çdo projekt kalon nëpër një analizë të detajuar kosto-siguri-përfitim për të siguruar standardet më të larta.
INOVACION DHE RISI
Ne investojmë vazhdimisht në teknologjitë më të reja dhe praktikat inovatore për të ofruar zgjidhje efikase dhe miqësore me mjedisin.
+20 VITE EKSPERIENCË
Për më shumë se 20 vite, ENCOAL ka realizuar projekte komplekse dhe të suksesshme në industrinë e energjisë.
PUNËT E KRYERA
Projektet
Çdo projekt është një mundësi për të treguar ekspertizën tonë në fusha të ndryshme, duke ofruar rezultate të shkëlqyera që përmbushin dhe tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë.
Procesi i punës
Ekipi ynë i specializuar është gati t’ju ofrojë zgjidhje të personalizuara, duke përfunduar çdo fazë me përpikmëri dhe brenda afateve të caktuara.
Vlerësimi fillestar
Hapi i parë është njohja me projektin dhe kërkesat e klientit. Ne bëjmë një analizë të detajuar të objektit dhe qëllimeve për të përcaktuar nevojat specifike të projektit.
Projektimi dhe Planifikimi
Ekipi ynë i inxhinierëve zhvillon zgjidhje teknike të personalizuara. Ky proces përfshin studimin, krahasimin e alternativave, përzgjedhjen e zgjidhjes më të mirë, dhe parashikimin e kostove.
Implementimi dhe Instalimi
Pasi projekti miratohet, fillon faza e instalimit dhe implementimit të zgjidhjes. ENCOAL siguron që çdo detaj të kryhet sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe sigurisë.
Testimi dhe Mirëmbajtja
Pasi përfundon ndërtimi dhe instalimi, kryhet testim idhe verifikimi i sistemit për të siguruar funksionimin optimal. Më pas, ne ofrojmë shërbime të mirëmbajtjes dhe asistencë teknike për të garantuar performancën afatgjatë.

Garantojmë sukses dhe cilësi në çdo projekt.
NGA T’IA FILLOJ
Gjeni partnerin tuaj Ideal
Në ENCOAL, cilësia është prioriteti ynë kryesor. Ne nuk bëjmë kompromis në këtë drejtim, por gjithmonë realizojmë analiza të thelluara.