BESS – Battery Energy Storage System
Integrimi i sistemeve të ruajtjes së energjisë me bateri për optimizimin, menaxhimin dhe stabilizimin e furnizimit me energji elektrike.
ENCOAL ofron shërbime të specializuara për projektimin, ndërtimin, integrimin, komisionimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ruajtjes së energjisë me bateri (BESS), si për sisteme të pavarura ashtu edhe për impiante të integruara me centrale fotovoltaike dhe rrjetin elektrik.
Shërbimet përfshijnë:
- projektimin dhe konfigurimin e sistemeve BESS;
- instalimin e njësive të baterive, PCS-ve dhe transformatorëve;
- realizimin e sistemeve AC/DC dhe furnizimeve ndihmëse;
- integrimin e BMS, PCS, SCADA dhe EMS;
- instalimin dhe integrimin e sistemeve HVAC, FSS dhe komunikimit;
- lidhjen e sistemit me nënstacionin dhe rrjetin elektrik;
- testimin funksional, komisionimin dhe vënien në operim;
- mirëmbajtjen preventive dhe korrigjuese të baterive, PCS-ve, transformatorëve, sistemeve ndihmëse dhe automatizimit.
Mirëmbajtja përfshin monitorimin e parametrave të baterive dhe PCS-ve, analizën e alarmeve, kontrollin e sistemeve HVAC dhe FSS, diagnostikimin e problemeve të komunikimit dhe kontrollit, si dhe ndërhyrjet teknike dhe zëvendësimin e komponentëve sipas nevojës.

Kontakt
Na kontaktoni
Dëshironi të diskutoni projektin tuaj?
Lini detajet tuaja më poshtë dhe ekipi ynë do t’ju kontaktojë brenda 24 orëve:
📞 Telefononi tani në: +355 69 60 01 422
📧 Na shkruani në: [email protected]