ENCOAL ofron shërbime të plota për projektimin, ndërtimin, komisionimin dhe mirëmbajtjen e impianteve të energjisë së rinovueshme, me fokus në centralet fotovoltaike dhe infrastrukturën elektrike të lidhur me to.
Shërbimet përfshijnë:
- projektim elektrik, civil dhe elektromekanik;
- ndërtim dhe instalim të impianteve fotovoltaike;
- instalim të moduleve PV, inverterëve, transformatorëve dhe sistemeve AC/DC;
- ndërtim të nënstacioneve dhe linjave elektrike për lidhjen me rrjetin;
- sisteme SCADA, monitorimi, mbrojtjeje dhe kontrolli;
- testim, komisionim dhe vënie në operim;
- mirëmbajtje preventive dhe korrigjuese të impianteve, pajisjeve elektrike dhe sistemeve të monitorimit.
Shërbimet e mirëmbajtjes përfshijnë inspektime periodike, kontroll të performancës, diagnostikim të defekteve, mirëmbajtje të inverterëve, transformatorëve dhe pajisjeve elektrike, si dhe ndërhyrje për rikthimin e impiantit në kushte normale operimi.