Ndërtimi i linjës 1×110 kV Lenjë – Maliq
Projekti u realizua si projekt Turn-Key, duke përfshirë projektimin, shërbimet topografike dhe studimin gjeologjik. Punimet përfshinë çmontimin e shtyllave dhe përçuesve ekzistues, punime civile dhe themele, montimin e shtyllave të reja, shtrirjen e përçuesve dhe instalimin e kabllos optike OPGW, si dhe testimin dhe vënien në punë të linjës.